FOTO/ Kantieri i rrugës Porto Romano-Durrës, Rama: Lehtëson trafikun, në lotin 3 ka përfunduar shtresa asfaltike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga punimet e rrugës Porto Romano-Durrës. Kreu i qeverisë shkruan në një postim në facebook, se në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltime dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar.

”Do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të jetë në funksion të Parkut Energjitik, Portit Industrial, si dhe zonave të lira ekonomike, pa harruar edhe lagjen e re të Rilindjes pas tërmetit në zonën e Spitallës”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë nga kreu i qeverisë

Në kantierin e rrugës së re Porto Romano-Durrës vijon puna, ku aktualisht në lotin 3
kanë përfunduar shtresat asfaltike dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar. Ky investim me gjatësi rreth 6 km është pjesë e aksit të ri rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës me zonën e Porto Romanos, një projekt i rëndësishëm që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të jetë në funksion të Parkut Energjitik, Portit Industrial, si dhe zonave të lira ekonomike, pa harruar edhe lagjen e re të Rilindjes pas tërmetit në zonën e Spitallës

SHKARKO APP