FOTO/ Kantieri i tunelit të Llogarasë, Rama: Në fillim të vitit përfundojnë plotësisht punimet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë pasdite në facebook, foto nga kantieri i tunelit të Llogarasë.
Edi Rama shkruan:
”Kantieri i tunelit të Llogarasë, ku vetëm në 13 muaj nga momenti i nisjes së punimeve, puna ka avancuar ndjeshëm në 5.5 kilometra hapje tuneli nga 6 kilometra totali, çka do të thotë se kanë mbetur 500 metrat e fundit.
Në javët e para të 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore”.