FOTO/ Kongresi i PPE, Sali Berisha takohet me Mickoskin. Zbardhet çfarë diskutuan

Sali Berisha ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë kongresit të PPE-së. ”Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi i ngushtë midis dy partive simotra, rëndësia e konsolidimit të vlerave të përbashkëta konservatore dhe sfidat që paraqet procesi i integrimit evropian për rajonin tonë. Palët ndanë pikëpamje të përbashkëta mbi nevojën për të forcuar koordinimin politik dhe mbështetjen reciproke”, njoftoi PD.

Zyra për shtyp e selisë blu bën me dije se kryeministri i RMV-së, Mickoski uroi Berishën dhe Partinë Demokratike për një rezultat sa më pozitiv në zgjedhjet e 11 Majit, “duke ofruar urimet e tij të përzemërta si dhe mbështetje konkrete në formën e ekspertizës elektorale”. ”Ai theksoi rëndësinë e qëndrimit të qartë pranë aleancës me administratën Trump dhe këshilloi ruajtjen e një linje të fortë konservatore. Me shpresën që pas 11 Majit do bashkëpunojmë si dy qeveri të djathta që nuk ndajnë vetëm kufinjtë por shumë më tepër”, njoftoi PD-ja.

PD-ja thotë se “Mickoski ndau përvojën e tij në përballjen dhe mposhtjen e ndikimit të organizatave të financuara nga Open Society në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se pas fitores zgjedhore të partisë së tij, projekte të tilla si legalizimi dhe licencimi i kanabisit janë bllokuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ai vuri në dukje rëndësinë e qëndrueshmërisë ndaj vlerave konservatore për të mbrojtur parimet kombëtare dhe familjare në të dy vendet. Takimi u zhvillua në një frymë miqësie, respekti të ndërsjellë dhe angazhimi për të thelluar marrëdhëniet ndërpartiake dhe rajonale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?