FOTO/ Kreu i PR-së, Fatmir Mediu me takime të rëndësishme gjatë Konventës Republikane në Amerikë

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka qenë i pranishën në Konventën Republikane të Donald Trump që u mbajt në Amerikë. Po ashtu Mediu ka treguar përmes një postimi në Facebook, se ka zhvilluar takime me personalitete të lartë.

Postimi i plotë

Kënaqësi që gjatë Konventës Republikane të takoja një nga ish-drejtuesit kryesor ish-këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump Robert O’Brein. Ai vlerësoj partneritetin me Shqipërinë dhe nevojën për një vëmendje më të madhe të ndërhyrjeve dhe lidhjeve Ruso-Kineze në Ballkan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu me Senatorin Marco Rubio me të cilin jemi takuar disa herë dhe jemi pjesë e IPAC, diskutuam se ajo që po ndodh në Ukrainë mund të shtrihet dhe në Europën Juglindore nëse vendet e NATO-s nuk do punojnë së bashku poltikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një raport miqësor drekuam së bashku me dy kongresmenët nga Teksasi Pat Fallon dhe Troy Nehls.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?