FOTO/ Kroçera me 648 turistë rikthehet në Durrës, Rama: U dha mundësi vizitorëve të shijojnë qytetin bregdetar
Kryeministri Edi Rama, ka postuar fotografi të kroçerës “Nautica” të ankoruar në Durrës.
Sipas kreut të qeverisë kjo është kroçerë me 648 turistë është rikthyer në Durrës, duke i dhënë mundësi vizitorëve të shijojnë qytetin bregdetarë.
“Nautica, kroçera me 648 turistë nga 18 vende të botës, prej Amerikës deri në Zelandë të Re, është rikthyer në Shqipëri për t’u ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit duke i dhënë mundësi vizitorëve të shëtisin për të shijuar gjithë sa ofron Durrësi dhe zonat përreth”, thekson Rama.