FOTO/ Kryeministri Edi Rama: Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla
Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga rindërtimi i shkollës së mesme “Pjetër Budi” në Mat. Kreu i qeverisë thekson se: “Shkolla e mesme “Pjetër Budi” është një nga gjimnazet model të Bashkisë Mat, që do t’i shërbejë mbi 300 nxënësve dhe mësuesve të zonës”. Rama nënvizon edhe se me buxhetin 2024 përfundojnë investimet në 30 shkolla.
“Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla dhe hapim kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug, ku sapo kemi hapur për bashkitë thirrjen për investimet e reja në shkolla dhe objekte sportive për ciklin e ri 2024-2025”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Pas përfundimit të rikonstruksionit, gjimnazi do të jetë i pajisur me 20 klasa të reja sistemin e ngrohjes, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe një bibliotekë të pasuruar.
Këto përmirësime synojnë të ofrojnë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.