FOTO/ Kryeministri Edi Rama takim me përfaqësues të lartë të BE-së në Spanjë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të BE-së në Spanjë.

Kreu i qeverisë është takuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, atë të Holandës Mark Rutte, si dhe me Presidentin e Francës Emanuel Macron.

Liderët ndodhen në Granada të Spanjës, aty ku zhvillohet takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian. Në këtë takim marrin pjesë 47 shtete, nga të cilat 27 janë vende anëtare të Bashkimit Europian.

E pranishme në këtë takim është edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Më 6 Tetor, do të zhvillohet një takim joformal i liderëve të Bashkimit Europian.

SHKARKO APP