FOTO/ Kryeministri Edi Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i gjithë rajonit

“Tirana nga Ajri” është dokumentari i ndryshimeve spektakolare të kryeqytetit, përmes fotove të realizuara nga fotografi i ajrit Alket Islami të përmbledhura në një libër, album me pamje të Tiranës së viteve ‘90, të krahasuara me kryeqytetin e ditëve të sotme.

I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama ndër të tjera gjatë fjalës, tha se Triana do të ketë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit.

”Unë për veten time nuk e dyshoj fare që nëse sot ne ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit nga kryeqytetet më të bukur të Europës e patjetër, pa diskutim.

Kjo nuk është e vështirë në fund fare edhe pse rajoni jonë ka disa kryeqytete ndër të cilat njëri është i madh dhe me histori të gjatë, por prap se prapë Tirana duhet të jetë metropoli më atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti europian i gjithë rajonit tonë”,-tha Rama.

SHKARKO APP