FOTO/ Kuvend me miell, vezë dhe euro! PS karton të kuq Bashës

Grupi Berisha-Bardhi sot në oborrin e Parlamentit u panë me një skemë të re, miell në kokë punonjësve të Gardës, euro që fluturonin në sallën e seancës plenare dhe në fund, vezë makinës së ministrit Taulant Balla. Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula sot në Kuvend erdhi i veshur me logot e basteve sportive, me euro dhe dollarë. Pas seancës, ai tha se aksioni i opozitës do vazhdojë sepse gjithçka që kërkojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta. Po ashtu u shpreh se është pro grevës së urisë ndërsa tha se është nëse vdes, ia vlen për qytetarët.

26 deputetë të përjashtuar qëndruan në oborrin e parlamentit pasi kordoni i gardës ishte pozicionuar për të mos i lejuar që të hynin brenda. Në mungesë të tyre, stafetën e drejtuesit të revoltës brenda në sallë e mori Edi Paloka. Edi Paloka kërkoi fjalën si ish-grevist i urisë në vitin 1991 për t’i thënë Edi Ramës se do të ketë fatin bustit të diktatorit 20 shkurtin e 33 viteve e më parë. Lindita Nikolla kaloi në proces votimi pasi zhurmuesit u ndezën sërish në sallë. Në fund ai dogji edhe rregulloren e Kuvendit.

Në votim u hodh edhe amendamenti i Lulzim Bashës, i cili kërkon që Shqipëria t’i japë 50 milionë euro në vit ushtrisë së Kosovës. Por kartoni i kuq nga PS-ja nxori Bashën dhe e deputetët e tij nga Parlamenti, ndërsa jashtë e priste kori i Rithemelimit. Në xhepat e deputetëve demokratë qëndronin disa kokrra vezë të cilat kishin një objektiv të qartë se ndaj kujtdo të hidheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazment Bardhi për të disatën herë u betua në radikalizimin e aksionit opozitar. “Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit opsionet e mundshme të aksionit. Secili ka shprehu gatishmërinë për të shkuar në kat përshkallëzimi përfshirë ngujimin apo grevën e urisë”, tha Bardhi. Përsa i përket futjes së Lulzim Bashës në Kuvend që në orën 09:00, Bardhi tha se ndien keqardhje që i janë përgjigjur mesazhit të PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi u quajt ”tradhtar, mercenar dhe i paburrë” nga Flamur Noka dhe deputetët e Rithemelimit në oborrin e Parlamentit këtë të enjte, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat. Ai tha se PD-ja e Sali Berishës mezi mbush rrugicat, dhe se duket qartë se ata kanë vendosur interesat personale mbi interesat e qytetarëve. Basha nënvizoi edhe se Partia Demokratike e drejtuar prej tij refuzon që t’i bashkohet këtij grupimi, për sa kohë që sipas tij, askush nuk ngjall besim të populli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?