FOTO LAJM/Mesha e Krishtlindjes në Katedralen Katolike

Mbrëmjen e sotme është mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë mesha e Krishtlindjes. Kjo meshë është drejtuar nga ana e imzot George Frendo. Në fjalën e mbajtur në ceremoni, Frendo tha se festës së Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi, edhe pse jemi në kohë pandemie.  “Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi as në këto ditë. Duhet të gjiihë bashkë të themi: Na shpëto o Zot Jezus. Të lutemi për ata që ndihen të vetmuar. I ati i Shenjtë, në këtë natë Krishtlindje, bëj që të  ndriçohemi nga mesazhi i jetës”, tha ndër të tjera imzot Frendo.

Për herë të parë, Mesha e Krishtlindjes nuk u zhvillua në mesnatë si çdo vit, por në orën 18:00, për shkak të rregullave të reja të pandemisë nga ana e qeverisë.

SHKARKO APP