FOTO/ Majko takon Këlliçin, kurse Basha nën shoqërinë e krerëve të komuniteteve fetare

Këtë të dielë u zhvillua në varrezat e luftës së Komonuelthit te Liqeni Artificial i Tiranës ceremonia përkujtimore për 52 ushtarët britanike të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha u pa në ceremoni në shoqërinë e krerëve të komuniteteve fetare si dhe të Princ Lekës. Deputeti Belind Këlliçi, i cili ka shpallur kandidaturën në primaret e Rithemelimit, u pa teksa shkëmbente një takim të ngrohtë me deputetin socialist Pandeli Majko.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorin britanik Alastair King-Smith, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe politikanë shqiptarë nga qeveria dhe nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?