FOTO- Në parlamentin e Greqisë valëvitet flamuri shqiptar

Që nga dita e djeshme, për tre ditë me radhë, flamuri kombëtar i Shqipërisë do të valvitet në fasadën qendrore të Parlamentit Grek, bashkë me flamurin e Greqisë dhe atë të Bashkimit Evropian. Mësohet se ky vendim është marrë për nder të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili nën drejtimin e kryeparlamentarit Ilir Meta ndodhet në vizitë zyrtare në Athinë. Por valëvitja e flamurit shqiptar në Parlamentin grek ka ngjallur kureshtjen dhe kënaqësinë e shumë shqiptarëve me qëndrim në Athinë që ndalojnë ta sodisin me ëndje dhe të bëjnë fofografi të shumta me simbolin e tyre kombëtar.

Një prej tyre është dhe deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi, i cili nuk e fsheh kënaqsinë e këtij gjesti.

“Është e natyrshme që edhe ky detaj protokollar i njohur dhe i respektuar ndërkombëtarisht t’i bëjë shqiptarët të ndihen krenarë për vendin dhe flamurin e tyre”- shprehet Toçi. Në vijim ai bën me dije dhe agjendën e takimeve që delegacioni shqiptar do të zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Athinë edhe gjatë ditës së nesërme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dje takimi i parë ishte me ministrin e jashtëm z. Nokolaos Kocias dhe në mbrëmje me përfaqesues të emigracionit shqiptar në Greqi, sot me kryetarin e Parlamentit Grek, z. Nikolaos Vucis dhe Presidentin e Republikes z. Prokopis Pavlopoulos; ndërsa nesër paradite me kryeministrin e Greqisë, z. Aleksis Cipras”- shprehet Toçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

grek-1 grek-2 grek-3 grek-4 grek-5

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?