Foto me fëmijët, Meta: Nder i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President

Presidenti aktual edhe për disa orë, Ilir Meta ka pozuar me fëmjët në foton e fundit zyrtare para dorëzimit të Presidencës. Në një postim në facebook, Meta shkruan se “ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë”.

Postimi i plotë

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare. Zoti e bekoftë Shqipërinë”,-shkruan Meta në facebook.

SHKARKO APP