Foto/ Mediu merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, takime me kongresmenë dhe senatorë amerikanë
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu vijon viztën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë edhe në “Mëngjesin e Lutjeve”.
“Në Washington për Mëngjesin e Lutjeve, ku ishte Presidenti Trump, Kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi, Sekretari Pompeo, e shumë personalitete të politikës amerikane dhe përfaqësues nga më shumë se 150 vende të botës. Folësi kryesor ishte profesori i Harvardit, Arthur Brooks. Mëngjesi i Lutjeve është tashmë një nga traditat më të bukura të SHBA-së, i cili bën bashkë për të 68-in vit me radhë përfaqësues nga krah të ndryshëm politik, bindje të ndryshme fetare, apo etnike si dhe përfaqësues të rëndësishëm të biznesit amerikan.
Ky aktivitet zhvillohet nga Kongresi Amerikan me dy bashkëkryetarë, Republikan dhe Demokrat. Këtë radhë dy miq të mirë, John Molinar dhe Tom Souzzi drejtuan Mëngjesin e Lutjeve. Përpara dhe mbas këtij “Mëngjesi”, pata mundësinë të zhvilloj takime me kongresmenë dhe senatorë si: Mike Lee, James Lankford, Michael Cluod, Fred Upton”, shprehet kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili publikon në rrjetet sociale edhe pamje nga takimet e tij në SHBA.