FOTO/ Mediu në Konventën Republikane në SHBA: Një Trump më i heshtur dhe më i menduar mbas ate*tatit

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet në SHBA, ku po merr pjesë në Konventën Republikane të SHBA-së. Krah fotove që ka postuar, Mediu tregon se ka parë një Donald Trump më të heshtur dhe të menduar pas atentatit. ‘‘Një Parti Republikane e bashkuar tërrësisht rreth kandidaturës së Trump dhe zgjedhjes së tij për zv/President JD Vance”,-shkruan Mediu.

Postimi i plotë

Kam kënaqësinë të jem pjesëmarrës në Konventën Republikane të SHBA me ftesë të IDU ( Unionin ndërkombëtar për democraci), ku Partia Republikane është anëtare, së bashku me nënkryetarin e PR Sention Zotaj. Si dhe Përfaqësues të CDU dhe CSU Gjermane, Liz Truss ish kryeministre e Britanisë, etj Një Trump më i heshtur dhe më i menduar mbas atentatit në Pensilvani ku të gjithë mendojnë se ishte një mrekulli e Zotit që ai shpëtoj.

Një Parti Republikane e bashkuar tërrësisht rreth kandidaturës së Trump dhe zgjedhjes së tij për zv/President JD Vance. Rivalët e tij në zgjedhjet paraparake Nikki Haley, De Santis, guvernatorë, senatorë dhe kongresmen jo vetëm mbështetën Trump por dhe orientuan diskutimet e tyre në cështjet më të rëndësishme të politikë së jashtëme Amerikane, përballjet me Kinën, Rusinë, Iranin, kërcënimet në Europë, Lindjen e mesme me motvin Reganian”Paqe nëpërmjet forcës” për të parandaluar luftrat.

Politika e brendëshme, ekonomia, taksat e ulta, edukimi dhe indoktrinimi, rëndësia e familjes, besimit në Zot si dhe padyshim siguria e brëndëshme, lufta kundër krimit dhe dorgës vecanërisht fentanolit ku kanë humbur jwtën mbo 300 mijë amerikanë, siguria e kufirit, emigracioni i ligjshëm dhe i paligjshëm. Po ashtu të vecanta dhe me shumë vlerë janë aktivitetet jashtë sallës në kushte të rrepta sigurie, si aktiviteti i Heritage Foundation, MSC (Konferencës së sigurisë në Munich) apo Institutit Republikan.

Ishte kënaqësi të isha i ftuar nderi nga miqtë e mi në Kongres në mëngjes me delegatët e Alabamës, nga Kongresmeni Aderholt, delegatët e South Carolinës nga Kongresmeni Joe Wilson dhe Teksasit nga Kong Pete Sessions dhe Senatori John Cornyn. Një interes për Europën, luftën në Ukrainë dhe situatën në Balllkan. Kënaqësi të kisha mundësinë të bisedoj me Guvernatorin e Virginias Glenn Youngkin, SC Henry McMaster, Senatorët Tuberville, Cornyn, Lindsey Graham e shumë miq në Kongresin Amerikan.

SHKARKO APP