FOTO/ Meta vazhdon rrugëtimin në Kolonjë: U ndala në Borovën martire, aty ku dhjetëra njerëz u masakruan nga nazistët

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vazhduar rrugëtimin e tij nëpër Kolonjë.

Meta shkruan se është ndalur ndër të tjera edhe në Borovë, vend ku dhjetëra persona janë masakruar nga ana e nazistëve gjermanë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Pas ndalesës në Barmash nuk mund të mos ndalosh në Borovën martire, atje ku dhjetëra të moshuar, gra, fëmijë e foshnja u masakruan barbarisht nga nazistët si hakmarrje ndaj sulmit partizan në Barmash. I përjetshëm kujtimi i martirëve të Borovës! ??

SHKARKO APP