FOTO/ Ministri Manja: Pagat e punonjësve të policisë së burgjeve pësojnë rritje nga 9-27 %

Prej 1 korrikut 2024, kanë hyrë në fuqi pagat e reja për punonjësit e sistemit penitenciar, duke njohur kontributin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja informon se pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve kanë shënuar rritje nga 9-27 %. “Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në vlerësimin e punës së tyre të palodhur dhe përkushtimin të qeverisë për vijimin e reformimit të sistemit penitenciar”, tha ai.

Paga e Drejtuesit të Lartë në Policinë e Burgjeve ishte 133 700 lek]ë dhe me reformën e re të pagave shkoi 170 mijë lekë.
Paga e Drejtuesit nga 123 mijë lekë shkoi në 150 mijë lekë.
Paga e Kryekomisarit nga 106 mijë lekë shkoi në 120 mijë lekë.
Paga e Komisarit nga 82 500 leke shkoi në 105 mijë lekë.
Paga e Nënkomisarit nga 75 mijë lekë shkoi në 95 mijë lekë.
Paga e Kryeinspektorit nga 68 500 lekë shkoi në 85 mijë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?