FOTO/ Ministrja e Jashtme e Kanadasë në Tiranë, Rama: Kënaqësi të mikprisja Melanie Joly
Këtë të prmte në Tiranë ka ardhur ministrja e Jashtme e Kanadasë. Melanie Joly është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, ku në një postim në Facebook, kreu i qeverisë teksa ka shpërndarë foto, shkruan edhe se është kënaqësi mikpritja.
Po ashtu ministrja kanadeze Melanie Joy u prit më herët edhe nga homologia shqiptare Olta Xhaçka, e cila u shpreh se në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të përbashkët.
Ministrja nënvizoi se në 35 vite marrëdhënie diplomatike, relatat Shqipëri-Kanada kanë njohur rritje të vazhdueshme.