FOTO/ Moment i veçantë, fëmijët dhe të moshuarit mbushin Parlamentin

Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, këtë të premte Kuvendi hapi dyert për qytetarët, duke ofruar mundësinë për të vizituar sallën e seancave plenare dhe Kryesinë e Kuvendit. Në këtë aktivitet morën pjesë pensionistë, veteranë, nxënës nga gjimnazi “Oso Kuka” i Shkodrës dhe shkolla “1 Maji” e Beratit, si dhe studentë, prindër me fëmijë, qytetarë dhe shtetas të huaj. Vizitorët u njohën nga afër me historinë dhe veprimtarinë e institucionit më të lartë ligjvënës në vend, duke u bërë pjesë e kësaj dite simbolike për kombin shqiptar.