FOTO/ Moti i keq me përmbytje, kryebashkiaku Benet Beci: Evitoni daljet pa arsye nga banesat

Qyteti i Shkodrës, por edhe zonat përreth, janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erë të fortë.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për situatën, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të dalin nga banesat vetëm për arsye të domosdoshme.

“Prej 2 orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta. Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji. Grupet e ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë ne terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve. Ju bëjmë apel që gjatë këtyre orëve të evitoni daljet nga banesat, vetëm për arsye të domosdoshme. Për çdo problematikë grupet tona janë në terren dhe për çdo rast emergjent kontaktoni në numrin 128”, mbyllet reagimi i Becit.

SHKARKO APP