FOTO/ Ndërtimi i parkut urban në Spitallë, Rama: Hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve

Në Spitallë të Durrësit ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban, që do ta kthejë këtë zonë të harruar në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga kantieri i punimeve për ndërtimin e këtij parku, i cili do të ofrojë gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë.

”Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë, Durrës, që do ta kthejë këtë zonë të harruar në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë”,-shkruan Rama.

Konkretisht në një sipërfaqe prej 12 000 metra katror në zonën e Spitallës do të ngrihet një park me hapësira rekreative në shërbim të qytetarëve. Projekti rehabiliton të gjithë zonën dhe i jep asaj një zhvillim të mëtejshëm duke rritur cilësinë e jetesës së banorëve.

SHKARKO APP