FOTO/ Ndërtimi i urës në fshatin Kukur, Rama: I shërben 1600 banorëve
Në Gramsh vijon puna për ndërtimin e urës në fshatin Kukur. Kryeministri Edi Rama bën me dije se kjo është një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke u shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien.
Ata do të mund të aksesojnë më shpejt e më lehtë qytetin e Gramshit me ndërtimin e urës.
“Në Gramsh, vijon puna për ndërtimin e urës në fshatin Kukur. Një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke ju shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien, të cilët do të mund të aksesojnë më shpejt e më lehtë qytetin e Gramshit.
Do të vazhdojmë t’ju shërbejmë qytetarëve, në çdo cep të vendit, përmes ndërhyrjeve të cilat lehtësojnë jetesën e tyre”, thekson Rama.