FOTO/ Nënstacioni i ri elektrik në Vorë, Rama: Do të përmirësojë furnizimin me energji
Kryeministri Edi Rama, bën të ditur se nënstacioni i ri elektrik në Vorë është gati për tu vënë në punë, pasi kanë përfunduar punimet.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shprehet se ky nënstacion do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për 15 mijë abonentë dhe 3 mijë biznese.
“Gati nënstacioni i ri elektrik në Vorë, i cili do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për 15 mijë abonentë dhe 3 mijë biznese, duke ndikuar drejtpërdrejtë edhe në uljen e humbjeve në rrjet, në këtë zonë të rëndësishme industriale për ekonominë e vendit”, shkruan Rama.