FOTO/ Nga Big Basta tek Luiza Gega, vipat që i bashkohen fushatës së bashkisë për mbjelljen e pemëve në Tiranë

Personazhet e njohur shqiptarë i janë bashkuar fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

Artisti i njohur, Big Basta i shoqëruar nga djali i tij, Lian kanë mbjellë disa fidanë bashkë me ekipin e Bashkisë së Tiranës. Fushatës i është bashkuar edhe sportistja e njohur Luiza Gega.

Më herët kësaj nisme iu bashkua edhe aktorja e njohur Olta Gixhari me djalin e saj Amar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës do të vijojë me fushatën e saj për shtimin e gjelbërimit edhe këtë vit, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka bërë thirrje shkurti të kthehet në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?