FOTO/ Noka dhe Gjekmarkaj fushatë në Himarë për kandidatin Petro Gjikuria: Të votojmë kundër plaçkitjes

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkrytari i PD-së, Agron Gjekmarkaj këtë të enjte ishin në Himarë, në mbështetje të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie, Petro Gjikuria. Gjatë takimeve me banorët, Noka dhe Gjekmarkaj u shpreh se Gjikuria “duhet të votohet kundër plaçkitjes së Himarës nga pushtetit”.

”Në Himarë me kandidatin Petro Gjikuria. Të votojmë kundër plaçkitjes së Himarës. Petro është biri juaj dhe ai përfaqëson vlerat më të mira tuajat. Ai do qeverisë Himarën me ju dhe për ju”, u shpreh Flamur Noka.

”Himara do të zgjedhë të ardhmen dhe do të votbesojë kandidatin e opozitës Petro Gjikuria. PD nuk do të lejojë që Himara të merret peng nga pushtetarë të rilindjes që janë nën hetim për vjedhje dhe tjetërsim pronash në këtë perlë të Shqipërisë. Askush se ndalë fitorën tonë, himaritotët do të nxjerrin fitues z.Gjikuria”,-tha Gjekmarkaj.

SHKARKO APP