FOTO/ Oerd Bylykbashi i dërgon kartolinë Edi Ramës: Që të mos e harrosh …
Kandidati demokrat për deputet në Qarkun e Durrësit i dërgon një kartolinë të veçantë kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar që në zgjedhjet e 22 marsit 1992 mbi 1 milionë shqiptarë rrëzuan me votë diktaturën komuniste.
Dhe nisur nga kjo, Bylykbashi i kujton Ramës se do të ketë pikërisht të njëjtin fat si të paraardhësve të tij politik në zgjedhjet e 25 prillit.
“Freedom works!
Shprehja e famshme e James Baker në sheshin e mbushur me shqiptarë shpresëplotë në majin e 1991 ende nuk është përmbushur plotësisht. Madje liritë janë në rrezik çdo ditë e më shumë.
Me 22 mars 1992 mbi 1 milion shqiptarë rrëzuan komunizmin me votë. Me 25 prill së bashku të largojmë me votë hibridin e tij.
Me 25 prill, liria do të funksionojë!”, shprehet Bylykbashi.