FOTO/Opinioni i Venecias, këshilltarët e Metës veshin bluzën e veçantë dhe ironizojnë mazhorancën: Qershori i dytë!

Këshilltarët e Presidentit Ilir Meta kanë zgjedhur bluzat me nënshkrimin ‘’Venecia’’ për të ironizuar mazhorancën për draft opinionin nga Komisioni i Venecias për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetese.

Drejtori i Kabinetit Arben Cici, zëdhënësi Tedi Blushi, Këshilltarja për Integrimin Evropian Ilda Zhulali, Këshilltari për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Bledar Dervishaj si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë , Ketrin Treska janë fotografuar së bashku.

Bledar Dervishaj ka publikuar fotot dhe shkruan ”Qershori i dytë”.

STATUSI NGA BLEDAR DERVISHAJ

SHKARKO APP