FOTO/ Për herë të parë zbulohet çfarë ndodh brenda në SPAK, dosjet janë si një ”mal”

Se çfarë ndodh brenda ambienteve të SPAK-ut, është vështirë të shihet. Nëse nuk je nën hetim, i thirrur për të dëshmuar, apo pjesë e drejtësisë është e vështirë të dish se çfarë ndodh brenda kësaj godine dhe të rralla janë pamjet që ‘rrjedhin’ nga brenda zyrave ndonëse para saj qëndrojnë me dhjetëra kamera gazetarësh.

SPAK është institucioni i drejtësisë me vëmendjen më të madhe, por fotot brenda zyrave tregojnë edhe punën e madhe që kanë mbi supe prokurorët.

Ka qenë ambasada e SHBA-së që ka ndarë disa foto gjatë vizitës së ndihmës sekretarit amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson. Në foto shihen edhe dosjet stivë në zyrat e SPAK, teksa kryeprokurori Altin Dumani ia tregon zyrtarit të lartë amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?