FOTO/ “Peshqit e mëdhenj” gatuhen në Elbasan, restoranti provokon qeverinë
Qeveria është akomonuar në një kompleks turistik në periferi të Elbasanit, për të zhvilluar mbledhjen dy ditore, një praktikë kjo e përmuajshme.
Në mbledhjen e ditës së parë kryeministri Edi Rama komunikoi vendimet e marra kryefjalë e të cilave mbeten investimet në infrasturkturë. Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen në kompleksin ku është akomoduar qeveria është një foto e “peshqve të mëdhenj” të kabinetit qeveritar të cilën e ka siguruar Shqiptarja.com.
(Montazhi pikant i kompleksit për “peshqit” e qeverisë)

Të gjithë ministrat janë kthyer në “peshq”. Nuk është e qartë nëse është një shaka e pritësit të qeverisë, Gjergj Luca, apo me lejen e vetë kabinetit, veçanërisht kryeministrit Edi Rama. “Peshqit e mëdhenj” është metafora e përdorur fillimisht nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, kur u shpreh se do prangoseshin gjatë muajit janar. Dhe kjo metaforë është shndërruar pikërisht në batutë dhe humor në rrjetet sociale e më gjerë, të paktën derisa një “peshk i madh” të bjerë në rrjetën e ligjit.
Gazetarët marrin në pyetje Ramën për “peshqit e mëdhenj”
Pikërisht këto foto janë bërë objekt batutash mes kryeministrit dhe gazetarëve në konferencën e shtypit.
Lexoni pyetjet e gazetareve dhe pergjigjet e Rames
Gazetarja: Dje, keni njoftuar arrestime të bujshme. Sot ndodhemi në një kompleks, ku në një nga ambjentet e tij kishte një karikaturë me disa peshq të mëdhenj që përbënin kabinetin qeveritar. Ishte surprizë për ju që këta peshq janë pikërisht ministrat e kabinetit tuaj?
Edi Rama: Nuk kam lajmëruar asnjë arrestim të bujshëm, se unë nuk lajmëroj arrestime se nuk kam detyrë të arrestoj njerëz. Kështu që, kur të zgjoheni nga ëndrra ku më keni parë që bëj arrestime të mundshme, mund të bëhemi bashkë për një konferencë tjetër shtypi.
Gazetarja: Mandatin e dytë ju kemi parë të ndiqni me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht rekrutimet për drejtues të institucioneve. A mund të na thoni se çfarë mënyre rekrutimi keni përdorur për ish deputetin e PD, Mhill Fufi, i cili sot është drejtor i transporteve Laç?
Edi Rama: Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet, por do më keni parë në ndonjë ëndërr se unë nuk ndjek rekrutime. Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe janë institucionet që ndjekin të gjitha procedurat. Kështu që, duke qenë se është kohë e freskët, bie edhe shi, por është një shi shumë i pranueshëm, ju sugjeroj një ecje në shi për t’u zgjuar nga gjumi dhe shpresoj që herën tjetër do jeni plotësisht të zgjuar kur të bëjmë konferencën e ardhshme

KOHA JONË SONDAZH

