FOTO/ Presidenti Begaj në inaugurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e bashkisë së re të komunës së Cerzeto-s.

“Kur hyra në këtë bashki të re, pikturat me rrugët e ngushta dhe kalldrëme më kujtuan direkt Krujën. Është shumë bukur të shohësh se si lidhja shpirtërore e arbëreshëve me atdheun është shprehur edhe nëpërmjet arkitekturës. E gjithë kjo, së bashku me ruajtjen e ritit, kulturës, gjuhës arbëreshe, veshjes, është unikale”, tha Begaj.

“Ju faleminderit juve dhe paraardhësve tuaj për këtë akt patriotik të jashtëzakonshëm! Vijoni ta trashëgoni te fëmijët dashurinë tuaj për atdheun! Ne do të përpiqemi me të gjitha mundësitë tona të mbështesim këtë shpirt të jashtëzakonshëm atdhedashës tuajin”, vlerësoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Begaj i shprehu gjithashtu kryetarit të bashkisë së Cerzeto-s mirënjohjen për atë që kjo komunë bën për të mirëpritur emigrantë nga vendet me paqe të kërcënuar duke dëshmuar një tipar tjetër tonin, mikpritjen.

SHKARKO APP