FOTO/ Presidenti Begaj në Vaun e Dejës: Bizneset familjare po shndërrohen në sipërmarrje

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi këtë të premte një vizitë në bashkinë e Vaut të Dejës, ku takoi disa sipërmarrës që kanë vendosur t’i investojnë të ardhurat e tyre në këtë bashki. Kreu i shtetit vlerësoi se modelet e biznesit familjar po shndërrohen në sipërmarrje të mëdha, falë rikthimit nga emigracioni të banorëve të kësaj zone. “Shqipëria ka nevojë dhe i ka mundësitë sot, që të investohet këtu”, u shpreh ai.

SHKARKO APP