FOTO/ Profesionistët e lirë dalin në protesë me dele para Kushtetueses
Më 18 qershor Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën e parë lidhur me katër ankimet e depozituara për të shfuqizuar pjesërisht ligjin që taton me 15 deri në 23 për qind profesionet e lira, para saj protestuan disa të vetëpunësuar, përfaqësues nga media dhe opozita.
Këtë pasdite, me sloganin “Mos rri si dele protesto”, organizuesit akuzuan se ligji rrezikon të zhbëjë shtresën e mesme në vend. Protestës i janë bashkuar edhe zëra nga opozita.
Bie në sy prezenca e deputetes së PD-së Dhurata Çupi, ish-deputetit Belind Këlliçi, Sekretarit Organizativ të PD-së, Klevis Balliu dhe Tedi Blushit nga Partia e Lirisë.
Protesta duket se ka bashkuar me ta edhe Adriatik Lapajn e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, i cili ndodhej në protestë i shoqëruar nga aktivistja Edlira Çepani dhe aktori i humorit Florian Binaj.