FOTO/ Rama: Akset rrugore Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi të hapura përkohësisht për të lehtësuar fluksin e lartë

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi, të cilat janë të hapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve. I shoqëruar nga zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama pa nga afër këto kantiere që pritet të përfundojnë në qershorin e vitit 2024.

Rruga Orikum–Dukat, me gjatësi 14,75 kilometra, ku ende vijon puna është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë, ndërtimi i së cilës do të bëjë të mundur lidhjen e bajpasit të Vlorës me portin e jahteve në Orikum dhe me tunelin e Llogorasë e bregdetin e jugut. “Në qershorin e 2024-ës kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut jonian do të jetë e përfunduar”, tha Rama.

Balluku u shpreh se aksi Orikum-Dukat është një nga segmentet më të rëndësishëm, pasi lidh bajpasin e Vlorës me hyrjen e tunelit të Llogorasë. “Më pas lidhet me segmentin tjetër, të cilin e kemi hapur gjithashtu për kalimin e automjeteve që është segmenti Palasë-Dhërmi. Kjo është një kurorë e tërë infrastrukture e lidhur në çdo element me njëri-tjetrin duke nisur nga rruga e re e aeroportit të Vlorës, duke kaluar pastaj në bajpas, më pas në Orikum-Dukat, tunelin e Llogorasë dhe Palasë-Dhërmi. E gjitha kjo është një paketë që përfundon totalisht në qershorin e vitit 2024, për t’u dorëzuar për përdorim nga të gjithë automjetet dhe qytetarët”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palasë–Dhërmi është një prej akseve të rëndësishme rrugore, vënia në funksion e të cilit lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, duke lidhur daljen e tunelit të Llogorasë me Dhërmiun dhe duke ofruar një rrugë të re për të gjithë ata që duan të vizitojnë Dhërmiun. Ky projekt fillon në kryqëzimin e rrugës “Rrugët e bardha”, Palasë, pikë në të cilën është përcaktuar dhe lidhja me rrugën ardhëse nga dalja e tunelit të Llogorasë, vijon më tej nën fshatin Palasë, në një trase tërësisht të re, dhe përfundon në rrugën e kampit në Dhërmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatësia e aksit është 4.45 km, ndërsa në projekt janë parashikuar dhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara. Balluku u shpreh se “Palasë–Dhërmi është një segment tashmë i përfunduar, i hapur për të gjitha automjetet”.

“Kemi akoma grupet e punës që merren me pjesën e bimësisë, me nivelime të ndryshme, pjesën e të gjitha veprave të artit që kemi ndërkohë. Duhet parë gjithashtu që kemi edhe një korsi në krahun e djathtë për këmbësorët e biçikletat”, tha ajo. Balluku theksoi se gjithë aksi është monitoruar javën e fundit, pasi ka vetëm një javë që është hapur, dhe trafiku nuk ka pasur në asnjë moment bllokim në këtë rrugë. “Ka qenë gjithë kohën një trafik i normalizuar. Edhe të shtunën dhe të dielën e kaluar që ka pasur një ngarkesë më të madhe megjithatë nuk ka pasur bllokime”, shtoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?