FOTO/ Rama: Argjipeshkvia e Durrësit e rilindur nga e para, i është rikthyer komunitetit besimtar katolik

Me foto, kryeministri Edi Rama ka treguar sesi është transferuar Argjipeshkvia e Durrësit, ku teksa thotë se është rilindur, thekson edhe se i është rikthyer komunitetit besimtar katolik. ”E ndërtuar në vitin 1905, kjo godinë ndodhet në kodrën e Delbnishtit, në Laç dhe në të kanë shërbyer priftërinj e patriotë të shquar si Dom Nikollë Kaçorri, Rafaelo D’Ambrozio dhe Prend Bardhi”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

E rilindur nga e para Argjipeshkvia e Durrësit, ky objekt me rëndësi monumentale dhe shpirtërore e vendosur në fshatin Delbnisht, tashmë falë restaurimit total, i është rikthyer komunitetit besimtar katolik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish Argjipeshkvia e Delbnishtit është shpallur Monument Kulture, Kategoria II. E ndërtuar në vitin 1905, kjo godinë ndodhet në kodrën e Delbnishtit, në Laç dhe në të kanë shërbyer priftërinj e patriotë të shquar si Dom Nikollë Kaçorri, Rafaelo D’Ambrozio dhe Prend Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?