FOTO/ Rama: Godina e DRSHTRR Durrës, shërbime me kushte optimale për pesë bashki
Investimet në infrastrukturat e shërbimit për Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor vijnë si domosdoshmëri për të ofruar shërbime në kushte dhe standarde bashkëkohore.
Ndaj dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i DRSHTRR Durrës i cili i shërben mijëra mjeteve rrugore dhe drejtuesve të tyre, në funksion të pesë bashkive: Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë.
“Rrugë e sheshe, vendparkime e aksese, linjë e re shtesë për Kontrollin Teknik, rigjenerim urban e heqje ngrehinash të degraduara nga koha, rrethime e veshje strukturore, brandim e gjelbërim, instalime për hijezim e sinjalistikë orientuese, sistemime në ambiente brenda e jashtë, pa e ndërprerë asnjë ditë shërbimin”, theksoi Rama.