FOTO/ Rama: Gramshi n’Fest me koleksionin e Retro Albania

Gusht e n’Fest pushtohet nga magjia e mjeteve historike, pjesë e koleksionit të Retro Albania. Mjete të koleksionit shqiptar Retro ishin pjesë e organizimit Gusht N’Fest të bashkisë së Gramshit, jo më shumë se dy orë larg kryeqytetit të vendit, Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të mjeteve Retro të cilat u ekspozuan në bulevardin kryesor të qytetit të Gramshit. “Gramshi n’Fest me koleksionin e Retro Albania”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ngjyra, nostalgji, kulturë e pasion nën ritmet e muzikës dhe nën vezullimin e dritave, mirëpritën qyetatarët e Gramshit.

SHKARKO APP