FOTO/ Rama: Laboratori i studimeve europiane në universitetin “Aleksandër Moisiu”, një qendër inovatore

Kryeministri Edi Rama thotë se është mbështetur Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës përmes programit të Ndërkombëtarizimit për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane.

Rama shkruan se ky laborator shërben si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor.

Postimi i plotë

Përmes Programit të Ndërkombëtarizimit, mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane, si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze europiane

SHKARKO APP