FOTO/ Rama: Lagjja ”Rilindja” në Spitallë drejt përfundimit me 996 apartamente

Kryeministri Edi Rama nga ndarë në Facebook, pamje nga lagja “Rilindja”, në Spitallë të Durrësit. Sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të ri Turistik të Durrësit, Mohamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit.

“Lagjja “Rilindja” në Spitallë drejt përfundimit me 996 apartamente”, shkroi Rama, teksa në foto shihen pallatet e reja të ndërtuara plotësisht bashkë me rrjetin kryesor të infrastrukturës, me rrugë të asfaltuara dhe me elementët e ndriçimit.

Zona e Spitallës në Durrës po transformohet rrënjësisht vitet e fundit, falë projekteve madhore të rikualifikimit urban, të cilat ofrojnë standarde moderne të infrastrukturës, dhe përmirësim të ndjeshëm të jetës së përditshme të banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?