FOTO/ Rama: Mediat ndërkombëtare jehonë shpalljes së Vjosës “Park Kombëtar”

Vendimi i qeverisë për shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar” ka pasur jehonë në mediat ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama publikon në rrjetet sociale artikuj të medieve më prestigjioze ndërkombëtare si: “The Guardian”, “France 24”, “Spiegel Wissenschaft”, “Frankfurter Allgemeine”, etj.

Qeveria shqiptare merr përsipër ndalimin kategorik të çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të cenojë trupin e lumit dhe gjithë krahët e tij.

Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall më 13 mars nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “Park Natyror”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jehona e Vjosës tonë “Park Kombëtar” në mediat e mëdha të botës i ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, si një vend me bukurira të pafundme dhe vetëdije qeverisëse për përgjegjësinë monumentale të mbrojtjes së mjedisit në kushtet kur planeti vuan ndryshimet dramatike klimatike’-shkruan kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?