FOTO/ Rama në Divjakë: Do hartojmë një plan konkret për zhvillimin rural të integruar
Këtë të premte kryeministri Edi Rama i shoëqruar nga ministri Mazniku dhe deputeti Braçe, zhvilloi një bashkëbisedim në Divjakë rreth projekteve për ta çuar përpara zhvillimin e një ndër zonave më me potencial në bujqësi, turizëm dhe ekonomi. Ai tha se Divjaka i plotëson të gjitha kushtet për të patur një model, i cili do t’i shërbejë më pas dhe zonave të tjera të Shqipërisë.
“Me Fondin e Zhvillimit kemi pasur disa eksperienca më të vogla në bashki të ndryshme të futjes së investimeve me një logjikë ekonomike. Investojmë dhe kërkojmë që të krijojmë të ardhura.
Në Divjakë, duke qenë se ka shumë potencial dhe janë bërë shumë gjëra, dhe tani duhet bërë një lidhje zinxhir e të gjithave bashkë për të hartuar një projekt-pilot një zhvillimi rural të integruar.
Të futemi bashkërisht si qeveria, bashkia, fondi i zhvillimit, komuniteti, donatorët dhe bizneset për të formuar një model të integruar, i cili do na shërbejë për më tej dhe t’ju themi bashkive të tjera ja ku e keni modelin”, u shpreh Rama.