FOTO/ Rama në Durrës: Vijon puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti! Do strehohen 996 familje

Vijon puna për rindërtimin e lagjes së prekur nga tërmeti i 2019 në Spitallë të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë foto në Facebook, ripërsërit se në këtë lagje priten të strehohen 996 familje, të cilat tërmeti i 2019 i la në qiell të hapur.

”Vazhdon merr formë lagja e re e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, e cila jo vetëm do të strehojë 1000 familje të dëmtuara, por do të kthehet në një zonë urbane model, me hapësira të gjelbërta, shërbime publike, zona sportive e me radhë”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP