FOTO/ Rama në fabrikën moderne të ish-emigrantit që ndërton suksesin e tij në Lezhë

Deshir Gjeta nga Lezha është emigranti i rikthyer në atdhe prej 15 vitesh, për të nisur hap pas hapi një histori suksesi në tokën e tij, ku ka ngritur një fabrikë moderne për prodhimin e strukturave metalike, fillimisht me 5 punëtorë e tashmë me 45 të tillë, e cila funksionon me teknologjinë më bashkëkohore.

Në këtë sipërmarrje ishte sot kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. “Ka 15 vjet që jam kthyer nga emigrimi dhe 5 vjet që kemi bërë këtë ndërmarrje. E kemi dhe si pasion edhe si mjet pune. Kemi marrë trajnues edhe nga jashtë për të trajnuar stafin. Për pagat po shkojmë thuajse në pagat e nivelit evropian, diku tek 1milionë ose 1000 euro mesatarja”,-tregon Deshiri, teksa shton se produktet e tij shiten në Gjermani dhe në Itali.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi investimin e bërë në teknologji, teksa theksoi se punëtorët e mirëpaguar janë një element shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e sipërmarrjes. “Teknologjinë e ke bërë shumë mirë se je konkurrent me tregun jashtë, por mos harro asnjëherë që mund të blesh makinën më të bukur, por po e pate shoferin të mërzitur se nuk paguhet mirë, të merr në qafë”,-tha Rama.

SHKARKO APP