FOTO/ Rama në Peshkopi: Plan investimesh publike e private për fuqizimin e turizmit të llixhave

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të mërkurë dy rrugët e sapo përfunduara, që lidhin qytetin e Peshkopisë me fshatin Rabdisht, ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural.

I shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rama inspektoi këto akse, ndërsa u shpreh se infrastruktura e re lidh po ashtu Peshkopinë me 3 fshatra të tjera, një zonë prodhuese e patates me klimë e natyrë të mrekullueshme, që njihet për turizmin e llixhave.

“Kjo është parajsë komplet, nuk diskutohet që këto akse e kanë hapur shumë perspektivën. Numri i bujtinave që rritet e tregon këtë, por duhet shtyrë më shumë përpara. Po mendojmë disa incentiva të reja”, u shpreh ai. Kryeministri siguroi se “turizmi i llixhave do të fuqizohet me një plan investimesh publike dhe private”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Llixhat duhet t’i marri një operator ndërkombëtar i strukturave që merret me ujërat termale. Ujërat termale në asnjë vend nuk i mban shteti. Janë me operatorë që bëjnë atë punë. Tani infrastruktura është bërë dhe Tirana është afër. Hyrja e rrugës së Maqellarës me Peshkopinë do mbarojë, edhe tuneli i Murrizit do mbarojë, se s’ka ku të shkojë, dhe pastaj gjithçka do të marri prapë një energji tjetër”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balluku theksoi se do të ristrukturohet pjesa e llixhave, pasi është një nga nuklat që sjell ekonomi tregu. “Në Peshkopi janë ndërtuar shumë njësi hoteliere, por duhet të organizohet situata”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?