FOTO/ Rama: Parku ”Dua të Luaj” në Berat, hapësirë rekreative për qytetarët dhe turistët
Në Berat është drejt përfundimit parku “Dua të luaj”, i ndodhur tek Stadiumi i vjetër. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga punimet e fundit që po kryhen në këtë park. Ky projekt po zhvillohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Dua të luaj”, që po zhvillohet në disa bashki.
“Ka mbetur edhe pak nga përfundimi i Parkut “Dua të Luaj” në Berat, një hapësirë rekreative për të gjithë qytetarët por dhe për turistët e shumtë që do të ndalen në qytetin e UNESCO-s”, shkruan Rama.
Në këtë park qytetarët e Beratit, por edhe turistët do të kalojnë sa minuta relaksi, aq edhe aktiviteti në terrenet sportive. Në park janë mbjellë 350 pemë si dhe janë vendosur dhe stola për të pushuar qytetarët. Parku ka kënd lojërash për vogëlushët e qytetit, pistë vrapimi, fusha për kalçeto, fushë basketbolli, fushë volejbolli, fushë tenisi dhe Padel.