FOTO/ Rama: Parqet dhe kishat e rilindura në Vlorë, Sarandë e Delvinë presin turistët

Sitet historike, pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit, kanë qenë destinacione shumë tërheqëse për turistët edhe gjatë këtij sezoni veror. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa prej këtyre atraksioneve në Vlorë, Sarandë e Delvinë, të cilat sipas tij, kanë pritur shumë vizitorë e turistë.

“Një hap përpara për turizmin në Vlorë, Sarandë e Delvinë, ku parqe dhe kisha të rilindura si monumente të paçmuara të Trashëgimisë sonë Kulturore presin plot vizitorë e turistë”, u shpreh Rama.

Për gjithë të interesuarit e historisë, ai veçoi banesën me dy peristile në Parkun Arkeologjik të Finiqit; kishën e “Shën Mërisë” në fshatin Malçan të Bashkisë Finiq; “Puset e Vjetra” në fshatin Dhrovjan të Bashkisë Finiq; si dhe kishën e “Shën Mëhillit” në fshatin Kostar të Bashkisë Finiq.

Rama solli në vëmendje edhe kishën e “Shën Janit” në Bashkinë Delvinë; murin rrethues të kishës së “Shën Mërisë Kameno” në Bashkinë Delvinë; portën e kishës së “Shën Kollit” në Fshatin Mesopotam.

SHKARKO APP