FOTO/ Rama: Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit është një vlerë e shtuar artistike për Korçën

Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit, një projekt transformues për Korçën ka hapur dyert për artistët dhe artdashësit.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga kjo qendër e cila shërben njëkohësisht edhe si një qendër trajnimi e pune për të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë së informacionit. Rama theksoi se bashkë me ringritjen e Orkestrës Simfonike, kjo qendër i shton edhe më shumë vlerat artistike qytetit.

Qendra e Kulturës dhe Inovacionit në Korçë, është një investimi i ri i bashkisë në bashkëpunim me FSHZH-në, që ka krijuar ambiente dinjitoze për artistët dhe artdashësit duke ofruar ambiente shumëfunksionale që shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh. Kjo qendër konsiderohet një pol i kulturës dhe kreativitetit një hapësirë ku arti, kultura dhe inovacioni bashkohen për të frymëzuar dhe transformuar qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?