FOTO/ Rama: Qendra e re e shërbimeve të transportit rrugor në Mat, eliminon vajtje-ardhjet për 13 mijë shoferë

Bashkitë Burrel dhe Klos do të kenë një qendër të mirëfilltë shërbimesh të transportit rrugor, e cila po merr formë dita-ditës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet që vijojnë për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, për t’i ardhur në shërbim sa më parë qytetarëve të Bashkive Burrel dhe Klos.

“I vijmë në ndihmë mbi 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej mbi 6,000 mjetesh duke eliminuar me mesatarisht 162 km vajtje-ardhjet në Peshkopi”, shkruan Rama.

Shërbimet e transportit rrugor sikundër edhe mjaft shërbime të tjera publike përmirësojnë në mënyrë direkte jetën e qytetarëve. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se punimet po ecin me ritme të shpejta, në objektin e ri, ndërtimin e kapanonit të QKT dhe oborrit funksional.

SHKARKO APP