FOTO/ Rama: Rigjenerim urban në Sarandë, duke nisur nga sistemimi dhe restaurimi

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga puna në Sarandë për rigjenerimin urban në qytet. Në Sarandë po sistemohen dhe restaurohen trotuarët, rrugët e këmbësorëve, po vendoset ndriçimi, gjelbërimi e elementë të tjerë arkitekturorë. Falë investimeve në qytet është transformuar rruga “Abedin Dino”, e cila tashmë ka një imazh të ri. “Nga puna në Sarandë për rigjenerimin urban në qytet, duke nisur nga sistemimi dhe restaurimi i pedonaleve, trotuareve, te ndriçimi, gjelbërimi e elementë të tjerë arkitekturorë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

SHKARKO APP