FOTO/ Rama: Rilindja e lagjes muzeale Goricë të Beratit, vijon me ndërhyrjet në Urën e Varur

Këtë mbrëmje, kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga lagjja muzeale Goricë e Beratit. “Rilindja e lagjes muzeale Goricë të Beratit, vijon me ndërhyrjet në Urën e Varur”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Projekti rehabilitues i lagjes muzeale “Goricë” është një investim që diversifikon zhvillimin urban dhe atë turistik në këtë lagje magjepsëse.

Në kuadër të këtij investimi është bërë edhe trajtimi i infrastrukturë nëntokësore, trajtimi i rrugicave dhe mureve, si dhe ndriçimi artistik. Rehabilitimi i “Urës Varur” dhe krijimi i mundësive të parkimit janë dy elementë të tjerë të këtij projekti që do i japin një tjetër zhvillim zonës.

SHKARKO APP