FOTO/ Rama: Rruga Peshkopi-Maqellarë, në mbështetje të bujqësisë dhe agroturizmit

Në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, vazhdim i rrugës së Arbrit, punimet po ecin me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar foto, shkruan se rruga do të jetë në mbështetje të bujqësisë e agroturizmit.

”Ky aks i rëndësishëm, vazhdim i rrugës së Arbrit, do të shërbejë jo vetëm për shkurtimin e distancave të lëvizjes së automjeteve, mes fshatrave përreth Dibrës e Tiranës, por edhe për të nxjerrë në pah vlerat e turizmit verior, në mbështetje edhe të bujqësisë e agroturizmit të zonës”,-shkruan Rama.

Investimi do të përmirësojë cilësinë dhe standardet e rrugës që është e kategorisë C2, por nga ana tjetër do të shkurtojë në 9 nga 11 km që është aktualisht rruga Maqellarë-Peshkopi. Me përfundimin e punimeve rruga nga dalja e Tiranës deri në Peshkopi do të përshkohet për 1 orë, ndërsa do të nxisë fluksin e qarkullimit të vizitorëve dhe turistëve në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?